Mungon Fabregasi

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 23:15
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas nuk është përfshirë në ekip për turneun përgatitor në Gjermani, derisa vazhdojnë të qarkullojnë spekulimet rreth të ardhmes së tij në klub.
Fabregas, 24 vjeç, spekulohet me kalim në Barcelonë, që ofroi 27 milionë funte për mesfushorin spanjoll në qershor.
Arsenali ka thënë se Fabregas është lënë jashtë ekipit për shkak të një dëmtimi, që thuhet se ishte arsyeja e mungesës së tij në turneun në Azi. Sulmuesi Nicklas Bendtner dhe portieri Manuel Almunia po ashtu munguan.