E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni mund ta fitojë Championsin

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, beson se gjiganti bavarez i posedon të gjitha letrat për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion, pasi dështoi sezonin që shkoi në momentet e fundit, kur humbi në finale pas penalltive nga Chelsea në Allianz Arena.

“I shoh mjaft të fortë dhe mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve. Edhe Borussia Dortmundi ka bërë lëvizje të mira. E kanë humbur Shinji Kagawan, por janë përforcuar me Marco Reusin”, deklaroi futbollisti legjendar gjerman për të përditshmen Stuttgarter Zeitung.

Bayerni gjendet në Grupin F të fazës së grupeve të Championsit së bashku me Valencian, Lillen e BATE Borisovin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›