Italia, vetëm dy ekipe në Champions

Tatëpjeta që e ka kapluar futbollin italian po vërehet edhe me numrin e reduktuar të pjesëmarrjes së skuadrave nga Serie A në Ligën e Kampionëve.
Derisa vite më parë Azzurrët përfaqësoheshin zakonisht nga katër skuadra, këtë vit në fazën e grupeve do të jenë vetëm dy, Juventusi dhe Milani, kurse Udinese u eliminua më herët.
Njëjtë si Italia, edhe Ukraina përfaqësohet me dy ekipe, kurse më së shumti nga katër kanë Anglia e Spanja të ndjekura nga Gjermania, Portugalia e Franca, secila me nga tri ekipe. Këtë herë, 32 klubet pjesëmarrëse do të përfaqësohen nga 17 vende të ndryshme evropiane.