E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e harron penalltinë me Chelsean

Protagonist në një intervistë për ueb faqen zyrtare të UEFA-s, Lionel Messi, fenomen i Barcelonës, është rikthyer të flasë për sezonin e kaluar.

“Edicionin e kaluar ishim me fat që i fituam dy Superkupa, Botërorin për klube dhe Kupën e Mbretit. Nuk e fituam Ligën e Kampionëve, e as La Ligan, por nuk mund t’i fitosh të gjitha”, theksoi fillimisht argjentinasi.

“Nuk ishim në gjendje ta eliminonim Chelsean dhe të shkonim në finale të Ligës së Kampionëve. Peshon ende ajo penallti e humbur. Ndërkaq, këtë vit synojmë të fitojmë shumë trofe”, vazhdoi futbollisti më i mirë në botë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›