Baza e PS-Rames Ndal perjashtimeve ne parti

Ish-kreu i socialisteve te Shkodres Shiroka Krizen ne PS e solli Rama do te ikim tek partite e tjera. Kreret ne rrethe kunder protestave te Rames
Drejtuesit lokale paralajmerojne largimin nga partia dhe afrimin me partite e tjera opozitare per shkak te politikave veteperjashtuese te kreut te PS-se Rama. Rasti konkret eshte ai me i fundit ku ish-kreu i Partise Socialiste te Shkodres Edip Shiroka deklaroi se me krizen qe ka sjelle Rama ne parti shume prej drejtuesve lokale te PS-se Shkoder do te levizin nga kjo force dhe do te bashkohen me partite e tjera te majta. Krizen ne Partine Socialiste e ka sjelle Edi Rama per interesat e tij personale. Drejtimi i partise nga Rama po con drejt shkaterrimit total te strukturave te PS-se se Shkodres dhe ne kete menyre e vetmja zgjidhje eshte aderimi ne forca te tjera politike te majta te cilat po tregojne nje nivel maturie ne politike dhe pergjegjshmeri duke vene ne plan te pare interesat e vendit - tha Shiroka. Keshtu nje pjese e mire e bazes socialiste te Shkodres ashtu si edhe rasti i meparshem i Gjirokastres pritet te largohen nga kjo force politike dhe sipas tyre arsyeja e vetme e largimit eshte pikerisht drejtimi i gabuar qe po merr kjo parti me ne krye Edi Ramen. Ne fjalen e tij Shiroka gjithashtu u shpreh edhe kunder protestave qe po zhvillon Partia Socialiste si edhe ndaj sjelljes se Rames ndaj permbytjeve duke akuzuar ashper ate se kerkon te perfitoje politikisht prej tyre. Sipas tij rruga e protestave e ndjekur prej nje viti e gjysme dhe pretendimi per vijimin e tyre ve ne dukje Shiroka i eshte kthyer ne bumerang PS-se pasi ka humbur mbeshtetjen e socialisteve ne baze. Nuk ka pse te zhvillohen protesta pasi ne radhe te pare qyteti i Shkodres ka nevoje per ndihme ka nevoje per solidaritet bashkepunimin e te gjitheve ne menyre qe e keqja te jete sa me pak e dhimbshme. Eumlshte hera e pare qe Edi Rama duhet te tregonte qe sloganin pertej te majtes e te djathtes e ka seriozisht sepse sot kane nevoje si te majtet dhe te djathtet. Duhet te ishte ketu ne Shkoder duhet te ishte prane Shtabit te Emergjences prane njerezve komunave te permbytura gje qe nuk e ben. Nuk e ben se nuk e deshiron zgjidhjen reale te kesaj situate zgjidhjen reale te kesaj fatkeqesie apo pjesemarrjen bashke me stafin e tij per ndihmen e ketyre njerezve qe jane ne nevoje. Por thjesht dhe vetem do te perfitoje politikisht ne kurriz te ketij qyteti qe eshte mbytur - u shpreh Shiroka. Ish-kreu i PS-se se Shkodres u shpreh edhe ne lidhje me zgjedhjet e zhvilluara per kryetar partie ne kete qark te cilat sipas tij kishin parregullsi te medha si ne listat e votuesve ashtu edhe ne perjashtimin e figurave historike te Partise Socialiste ne Shkoder. Parregullsia vjen qe te hartimi i listes se asamblese se Bashkise Shkoder. Pra jane futur apriori mbi 50 emra pa qene ne Asamblene Socialiste ne te njejten kohe qe jane hequr 30 apo 40 emra qe jane emblema e PS-se ne kete qytet - nenvizoi Shiroka. Gjithashtu ai nenvizoi se edhe koha e zhvillimit te ketyre zgjedhjeve kur Shkodra po perjeton nje situate emergjente ishte krejtesisht pa sens dhe kjo u be sipas Shirokes thjesht nga oreksi i kryetarit Rama per te shkaterruar strukturat e PS-se ne Shkoder dhe vendosjen ne krye te tyre te besuarit e tij. Ishte krejtesisht pa sens berja e zgjedhjeve ne qytet me procedure te pershpejtuar ne kohe krize ne kohe emergjence katastrofe natyrale. Kjo zgjedhje ishte thjesht dhe vetem per te plotesuar oreksin e Edi Rames ne punen e tij drejt shkaterrimit total te strukturave te PS-se ne Shkoder dhe kalimin e tyre ne rresht-komande nen drejtimin e tij me njerezit e besuar te tij te cilet nuk kane lidhje me PS-ne dhe me te majten ketu ne Shkoder. Duke mos njohur asnje rezultat te koheve me pare por thjesht dhe vetem per te krijuar nje grup mbeshtetes te shkaterrimit te se majtes ne teresi perfundoi ish-kreu i PS-se se Shkodres Edip Shiroka.