E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani miliarderi rus Berezovsky eshte vetevrare

Autopsia për vdekjen e manjatit rus, Boris Berezovski, tregon se ai është vetëvrarë. Policia britanike njofton se vdekja ka ardhur per shkak te varjes, ndersa ne trupin e tij, nuk ka pasur shenja dhune.

Analiza të mëtejshme, sipas policisë, duke përfshirë ato toksikologjike, do të kryhen, por ato do të marrin kohë.

Miliarderi Berezovsky, ishte kritik  i presidentit  rus, Vladimir Putin.

Ai është gjetur i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Ascot, pranë Londrës.

Trupi i Berezovsky u raportua i vdekur pasi u gjet nga një punonjës, i cili thërriti ambulancën gjatë ditës së shtunë, rreth orës 15:18 me orën britanike. Ai nuk ishte parë në lëvizje, që prej mbrëmjes se te premtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›