Tragjedia e “9 janarit”, Veliaj: Të zbardhet e vërteta
Përvjetori i 5 i tragjedisë së 9 janarit përkujtohet edhe sot me dhimbje për humbjen e 28 personave që u nisën drejt Italisë me një gomone. Zbardhje të së vërtetës lidhur me këtë tragjedi ka kërkuar kreu i Lëvizjes “G99” Veliaj nga qyteti i Shkodrës.
SHKODER- Në përvjetorin e pestë të tragjedisë së 9 janarit, kryetari i Lëvizjes “G99” Erion Veliaj, ka kryer një vizitë në shtëpinë e Nikollë Mhillaj kryetar i shoqatës “9 janari”, i cili ka humbur djalin e tij në tragjedinë e Karaburunit ku gjetën vdekjen 28 të rinj dhe të reja nga veriu i Shqipërisë, 8 trupa prej të cilëve akoma rezultojnë të humbur. Kreu i “G99” në prononcimin e tij për gazetarët lidhur me këtë tragjedi ka kërkuar që e vërteta mbi të, të zbardhet duke shprehur bindjen se një ditë drejtësia do të kujtohet dhe për këtë tragjedi që mori 28 jetë njerëzish.
Akuza për moszbardhjen e kësaj tragjedie kanë ardhur dhe nga babai i njërit prej viktimave të tragjedisë, njëkohësisht kryetar i shoqatës “9 janari” Nikoll Mhillaj, i cili i kërkon kryeministrit Berisha, në emër dhe të familjarëve të tjerë, të mbajë premtimin e dhënë 5 vite më parë se kur Partia Demokratike do të vinte në pushtet do të dilnin para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie.
Mbrëmjen e 9 janarit të vitit 2004, 28 persona u nisën me një gomone për në shtetin fqinjë Italinë, në kërkim të një jete më të mirë. Në vend të realizmit të ëndrrave ata gjetën vdekjen në ujërat e ftohta të Karaburunit, duke hapur plagë të thella në familjet që humbën të dashurit e tyre. (a.r/news24/balkanweb)