Rama: Vendimi për naftën D2, krijon situatë monopol
Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për të ndalur importin e naftës D2, kryetari i PS Rama i bën thirrje kryeministrit të marrë seriozisht zgjidhjen e kësaj situate. Sipas Ramës vendimi favorizon krijimin e një situate monopol.
TIRANE- Duke përjashtuar ç’do lloj përfitimi politik, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është përfshirë sot në debatin midis qeverisë dhe tregtarëve të hidrokarbureve, për shkak të ndalimit të importit të naftës D2. pas takimit me përfaqësues të Shoqatës së Tregtarëve të Hidrokarbureve, Rama i bëri thirrje qeverisë të marrë seriozisht zgjidhjen e këtij problemi që sipas tij favorizon krijimin e një situate monopol dhe shkakton pabarazi në treg, ndaj nevojitet një zgjidhje urgjente.
Në mbledhjen e qeverisë së dy ditëve më parë kryeministri Berisha i dha përgjigje negative kërkesës së Autoritetit të Konkurrencës duke deklaruar se vendimi për të ndalur importin e naftës D2 so të jetë në fuqi deri në vitin 2010. (a.r/news24/balkanweb)