E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmitari: Djalin tim e vrau Dondollaku

"Enver Dondollaku dhe Ben Guriqi kanë vrarë djalin tim". Këto kanë qënë edhe fjalët e njërit prej dëshmitarëve, që ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër bandës së Lushnjes. Tre dëshmitarët, Ramadan Zeneli, Halit Paja dhe Musa Hakia janë paraqitur sot në gjykatë për të shprehur dëshminë e tyre në lidhje me akuzat që janë ngritur kundër bandës e Lushnjës. Ramadan Zeneli është shprehur se ndërsa djali i tij së bashku me dy persona të tjerë po shkonin nga Lushnja në Fier , i kanë dalë përparë Enver Dondollaku dhe Ben Guriqi, të cilët kanë qëlluar ndaj makines në të cilën ndodhej djali i tij duke e vrarë, ngjarje e cila ka ndodhur në mars të vitit -98-të . Pasi është dëgjuar dëshmia, avokatët kanë akuzuar organin e akuzës për manipulim të dëshmive. Sipas tyre dëshmia e Zenelit është manipuluar nga oficerët e policisë gjyqësore, pasi e njëjta dorë që ka përpiluar dëshminë e Gramoz Selmanit, ka përpiluar edhe dëshminë që dha Ramadan Zeneli. Avokatët kanë hedhur hije dyshimi në lidhje me dëshminë që dha Zeneli. Madje avokatët e kanë thënë se dëshmia e tij nuk ka lidhje me objektin e akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›