Durrës, prishen ndërtimet pa leje për investime publike
Nis nga Inspektorati i Ndërtimit në Durrës, prishja e objekteve që ndodhen në hapësira ku është parashikuar të bëhen rrugë për komunitetin. Të gjitha këto ndërhyrje do i hapin rrugë projekteve të Bashkisë tashmë në fazë tenderimi apo investimi.
DURRËS- Inspektorati i Ndërtimit në qytetin e Durrësit ka nisur sot prishjen e objekteve që ndodhen në hapësira ku janë parashikuar të bëhen rrugë për komunitetin. Ndërhyrjet që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim kanë prekur disa objekte si në zonën pranë ish Uzinën e Radio-Televizionit, në zonën e plazhit dhe pranë Drejtorisë së Hekurudhave.
Lidhur me shkakun e prishjeve të këtyre ndërtimeve Artan Zajmi kryeinspektor i ndërtimeve në Bashkinë e Durrësit shprehet se “në kuadër të investimet të përcaktuara, ne po hapim ambientet publike të cilat pengojnë këto investime, ky është hapi i parë”.
”Ky proces do të vazhdoj edhe në javët e ardhshme ku do të ndërhyhet në disa pjesë të qytetit të Durrësit, ku investimet janë kryesisht në rrugë. Ne do të zbatojmë ligjin”, u shpreh Zajmi.
Të gjitha këto ndërhyrje do ti hapin rrugë projekteve të Bashkisë, tashmë në fazë tenderimi apo investimi. Pas viteve 90 iniciativat private në shumë raste kanë zënë hapësira publike. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë si pasojë e ndërtimeve mbi kolektor, apo puseta raportuan disa dhjetëra familje që i kane banesat e tyre të përmbytura nga kanalizimet e ujërave të zeza në zonën e plazhit, kjo për të treguar moszbatimin e rregullave në ndërtim. (a.r/news24/balkanweb)