Baze padit drejtorin e ruajtjes së objekteve,Matoshi

Botuesi i gazetës "Tema" ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një padi penale në ngarkim të drejtorit të ruajtjes së objekteve Ahmet Matoshi. Sipas Bazes, Matoshi pengoi dje zbatimin e vendimit të gjyqësorit duke kryer kështu një vepër penale. Botuesi i "Temës" tha se gjykata i ka dhënë të drejtë gazetës të qendrojë në ambjentin aktual, por vendimi nuk u zbatua nga drejtorit të ruajtjes së objekteve. Baze tha se gazetarët kanë punuar dje në rrugë me laptop dhe se janë ndihmuar nga redaksitë e gazetave të tjera për të printuar dhe publikuar gazetën e ditës së sotme. Baze tha se bllokimi i gazetës është vepër e strukturave politike, por Tema do të vazhdojë betejën e saj të drejtë.