Djali vret të ëmën,shkak varfëria
Një krim i rëndë në familje ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Prush të Tiranës, ku një 38-vjeçar ka vrarë nënën e tij.Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave autori i krimit, shtetasi Viktor Prendi është arrestuar nga uniformat blu pak momente pasi ka kryer krimin e rëndë.Sipas burimeve, Prendi e ka ekzekutuar të ëmën me armë zjarri për shkaqe ende të panjohura, për zbardhjen e të cilëve po punojnë agjentët e sektorit të kriminalistikës. Gjithsesi hipoteza e parë mbetet gridja për shkak të varfërisë.