E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, prangoset pas tetë vjetësh i shumëkërkuari

Prangoset pas tetë vitesh nga forcat e rendit të Durrësit, i shumëkërkuari nga policia e Italisë për trafikim të lëndëve narkotike si dhe Organizim e drejtim të organziatave kriminale. Kladio Tola, 32 vjeç, më vendim të datës dhjetë gusht 2001, të marrë në mungesë nga gjykata e Milanos, është dënuar më shtatë vjet e katër muaj heqje lirie, pasi akuzohet për ezaurimin e veprave penale të trafikim të "lëndëve narkotike" si dhe "Organizim e drejtim të organizatave kriminale".Vetëm një ditë më parë, ky vendim mbërriti në gjykatën e Durrësit. Këta të fundit nxorën urdhër arrestin për 32 vjeçarin, i cili u arrestua brenda disa orëve nga forcat e rendit të policisë. Arrestimi i tij u bë në një lokal në lagjen numër 14-të në Durrës, nën shoqërinë e të vëllait. Aktualisht 32 vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Durrësit, në pritje të trasferimit në burg, ku dhe do të vuajë dënimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›