E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bazeli tjeter surprize ne Champions mposhti 1-0 Bajernin

Bazeli regjistroi një tjetër surprizë në Champions League me fitoren 1-0 përballë Bajernit të Mynihut, në 1/8-at e finales. Goli i zëvendësuesit Valentin Stoker, katër minuta përpara mbylljes së takimit, I dha kampionëve të Zvicrës një fitore që lë të hapur diskutimin për në çerekfinalet e aktivitetit më prestigjioz për klube.
Kjo ishte vetëm goditja e radhës për Bajernin, që ka humbur shkëlqimin edhe në kampionat, ku ndodhet 4 pikë pas kryesuesve të Borusias së Dortmundit, megjtihatë trajneri Jup Hejnkes mendon se ky rezultat nuk ishte i drejt.
“Nëse shikoni me kujdes të gjithë 90-minutëshin, ndoshta rezultati më I drejtë do të ishte barazimi 0-0. Megjithatë, ne humbëm 1-0. Kam shumë eksperiencë në Chamopions dhe I kam të qarta këto situta, por kemi edhe ndeshjen e kthimit për të luajtur dhe besoj se Bajerni do të arrijë ta përmbysë disavantazhin”.
Ndër të tjera Hejnkes pranoi se Bazeli ka një skuadër të mirë, me lojtarë të talentuar dhe kundër bavarezëve ata dhanë një provë se paraqitja e tyre në fazën e grupeve nuk ishte e rastësishme.
Zviceranët kanë 14 ndeshje në të gjitha aktivitetet pa pësuar humbje, e pavarësisht triumfit, trajneri Heiko Vogel pohoi se shpresonte vetëm për një barazim.
“Bajerni është një skuadër e rrezikshme dhe duhet të jesh gjithmonë I kujdesshëm kur luan kundër tyre. Ishte e rëndësishme për ne që të mos pësonin dhe këtë objektiv e realizuam me sukses. Në fakt, arritëm edhe të shënonin një gol, që e bëri mbrëmjen edhe më të mirë. ”
Bazeli mund të kishte shënuar edhe në dy episode të tjera, kur Dragoviç dhe Frei goditën shtyllën, e pas eliminimit të Mançester Junajtid, zviceranët tashmë ëndërrojnë të dërgojnë në shtëpi edhe Bajernin, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 13 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›