Interi u mposht 1-0 nga Marseja disfata e gjashte ne 7 ndeshje

Interi pagoi çmimin për taktikën e keqe të përdorur në sfidën me Olimpikun e Marsejës, ndërsa kampionët e Europës të vitit 2010 u ndëshkuan nga goli i Andre Aju, në minutën e 93-të, duke humbur 1-0 takimin e parë me francezët në 1/8-at e Champions League. Kjo ishte ndeshja e 16-të pa humbje për marsejezët, ndërsa zikaltërit vazhdojnë të zhyten, ndërsa Klaudio Ranieri duket gjithmonë e më pranë shkarkimit. Trajneri shiet si përgjegjës për lënien në stol të Diego Militos, lojtari I vetëm që ka shënuar për ekipin në shtatë ndeshjet e fundit.
Interi ka pësuar humbjen e gjashtë në shtatë sfidat e fundit të luajtura, por Ranieri mendon se skuadra e tij nuk e meritonte disfatën dhe shprehet optimist për ndeshjen e kthimit.
Stadiumi ‘San Siro’ do të jetë I mbushur plot dhe ky do të jetë një avantazh për ne, tha ai. Kjo do ti japë motivim skuadrës që të bëjë më të mirën dhe të kthejë sfidën në favorin tonë. Është një periudhë negative përsa i përket shënimit të golave dhe duhet ta kalojmë. Nuk meritonim të dilnim të humbur”.
Por, një tjetër shqetësim I madh për italianët është dëmtimi I Dagllas Maikon, i cili nuk luajti vetëm 45 minuta në “Velodrome” për shkak të një dëmtimi në gju. Frika më e madhe, është se sezoni i brazilianit mund të jetë mbyllur.
Ndërkohë, trajneri i Marsejës, Didië Deshamp u tregua i kujdesshëm për shanset që skuadra e tij ka për t’u kualifikuar.
“Jemi më mirë se vitin e kaluar dhe jemi përmirësuar, deklaroi ai. Pas barazimit 0-0, tani fituam 1-0. Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar. Jam I kënaqur për fitoren dhe krenar për lojtarët e mi, ata u shpërblyen sepse besuan deri në fund”.