E Shtunë, 31 Tetor 2026

Januzi 6 gola ne miqesore

Ahmed Januzi synon ta nisë gjysmën e mbetur të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme, për të përsëritur ndeshjet e para ku shkëlqeu në kampionatin ukrainas dhe në Europa League.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket në formë të jashtëzakonshme dhe këtë e konfirmoi në miqësoren që Vorskla Poltava ka zhvilluar gjatë fazës përgatitore në Turqi, ku si kundërshtarë kishte skuadrën e kategorisë së parë të Uzbekistanit, Bukhoro.
Ekipi i dyshes shqiptare Januzi-Dallku fitoi 8-1, ndërsa sulmuesi ishte protagonist absolut me gjashtë rrjeta të realizuara. Gjatë përgatitjeve, Januzi nuk kishte shënuar në pesë miqësoret e para, por ai shpërtheu.
Golin e parë e realizoi vetëm pas gjashtë minutave lojë, ndërsa në pjesën e parë ai gjeti edhe dy herë rrjetën. Në fraksionin e dytë të lojës, 23-vjeçari shënoi edhe në minutat 62’, 81’ e 90’, ndërsa mbrojtësit e ekipit kundërshtar I janë lutur që të mos shënonte më, sepse po i turpëronte.
“Kur realizuam golin e pestë, mbrojtësit e Bukhoros na kërkuan të mos shënonim më. Por, unë iu përgjgija se ishim të detyruar ti shfrytëzonim të gjitha rastet e krijuara, në të kundër klubi do të na gjobiste”, tregoi Januzi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›