E Diel, 1 Nëntor 2026

Bazhdari: Të përndjekurit janë përdorur politikisht

Partia Socialiste nuk ka si synon të përdorë politikisht të përndjekurtit politik. Ka qenë kjo deklarata e dhene nga kryetarja e Grupit të PS-së për të përndjekurit politik Keti Bazhdari. Në një intervistë për mediat, Bazhdari ka deklaruar se kjo shtresë është përdorur nga politika për 20 vite me radhë, ndërkohë që selia rozë ka si qëllim që këtë shtresë ta trajtojë si një shtresë sociale e cila ka vuajtur për 50 vite.
Ndërkohë Bazhdari ka folur edhe për hapat që janë hedhur, nga ky grup pune në PS, për mbështetjen e kësaj kategorie.
Prej disa muajsh Partia Socialiste ka nisur punën, për ngritjen e grupit të punës në mbështetje të përndjekurve politik duke ngritur shpesh herë zërin për problematikat e kësaj shtrese, të cilët ende presin dëmshperblimin e premtuar nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›