E Diel, 1 Nëntor 2026

Dasme nen det. Betohen per besnikeri ne 5 metra thellesi

Ndërsa shumë bashkëshortë të rinj ëndërrojnë për dasmën e tyre në ndonjë plazh ekzotik, një çift meksikan e coi këtë ëndërr një hap më tutje dhe vendosi të martohej nën ujë. Më shumë se 200 zhytës përcollën ceremoninë e martesës së 41- vjecarit Alderto dal Lago dhe 43- vjeçares, Karla Munguia, në Kankun, të cilët i premtuan njëri tjetrit bensikëri 5 metra nën ujë.

Nusja nuk ishte ndryshe nga çdo nuse tjetër. Ajo kishte veshur fustan të bardhë dhe qëndronte pranë dhëndrit, pajisjet e zhytjes së të cilit kishin edhe një kravatë, ndërsa të ftuarit e ndoqën ceremoninë të printuar në një grafikë gjigande.

Ndërsa fotografët bënin detyrën, çifti shkëmbeu unazat, sinjalizuan premtimet e tyre dhe u puthën përpara se të notonin në sipërfaqe.

Historia e dashurisë së tyre nisi pikërisht në një kurs zhytjeje ku Dal Lago ishte instruktor, ndërsa nusja një agjente pronash të paluajtshme, po merrte leksione. Ndërsa kuptuan se kishin një pasion të përbashkët për ujin dhe peshkaqenët, pas disa kohësh, erdhi edhe martesa.

Me vendimin për ta realizuar atë nën ujë ata dëshirojnë të përcjellin edhe mesazhin e mbrojtjes së llojeve të peshkaqenëve në rrezik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›