E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bazohuni mbi parimet demokratike”

Nderkohe qe Kosova eshte gati per te shpallur pavaresine, qeveria e re dhe partneret e saj nderkombetare duhet te ndertojne nje shtet, i cili te kete ne themele parimet demokratike dhe ligjin. Kete e deklaron organizata "Human Rights Watch" ne nje memorandum me shtate pika mbi te drejtat e njeriut, te publikuar dje. Memorandumi me titull "Plani per te Drejtat e Njeriut ne Kosoven e Re" identifikon 7 aspektet me shqetesuese ne fushen e te drejtave te njeriut ne Kosove. Ne to perfshihen problemet ne sistemin e drejtesise penale, dhuna ne familje dhe te drejtat e grave, dhuna ndaj pakicave etnike, problemet ne kthimin e personave te shperngulur, gjendja e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, mungesa e nje mbikeqyrjeje te pershtatshme mbi institucionet nderkombetare, dhe mungesa e pajtimit etnik. Organizata “Human Rights Watch” thote se u ben thirrje autoriteteve te Kosoves dhe misionit te Bashkimit Evropian te angazhohen realisht ne ndjekjen penale te autoreve te krimeve, ne kuader te perpjekjeve per te ndalur ciklin e dhunes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›