E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, Serbo-ruset mbeten ne vendnumero

Serbia ka vazhduar perpjekjet e fundit per te mbajtur me cdo kusht peng Kosoven dhe mevetesine e saj. Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, i tha Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, se Beogradi do te beje te gjitha perpjekjet, pervec perdorimit te dhunes, per te parandaluar shkeputjen e Kosoves. Keshilli u takua me kerkesen e Serbise para shpalljes se pritshme te pavaresise kete fundjave. “Serbia do te perdore ndikimin e vet diplomatik, ekonomik dhe politik per te minuar planet e Kosoves per pavaresi”, deklaroi Jeremic. Ai siguroi se Beogradi do t’u permbahet premtimeve te meparshme per te mos perdorur force per te penguar shkeputjen e Kosoves.
Serbia dhe aleatja e saj kryesore, Rusia, thone se pavaresia do t’i hapte rrugen nje vale perpjekjesh per shkeputje territoresh te tjera te pakenaqura ne gjithe boten. Ne kete pike, Jeremic ka ushqyer iluzionet se shumica e anetareve te Keshillit te Sigurimit favorizon vazhdimin e negociatave: “Serbia ka vullnetin qe te punoje per gjetjen e nje zgjidhjeje kompromisi, nje zgjidhje e pranueshme si per ne, si per shqiptaret e Kosoves. Zgjidhje te tilla jane te mundshme. Nuk eshte hera e pare ne histori qe eshte e veshtire te gjendet nje zgjidhje. Por, do te ishte hera e pare ne histori qe komuniteti nderkombetar thote se do te ishte shume e veshtire qe kjo te realizohet, keshtu qe duhet te nderpresim perpjekjet”.
Nderkohe, zevendesperfaqesuesi i Perhershem i Shteteve te Bashkuara ne Kombet e Bashkuara, ambasador Alejandro Wolff perseriti pas takimit, qendrimin amerikan:
“Qendrimi i Shteteve te Bashkuara eshte i qarte. E kemi thene edhe me pare. Ne besojme se plani “Ahtisari” per pavaresi te mbikeqyrur, eshte menyra e duhur per te siguruar mireqenien dhe te ardhmen si te kosovareve, edhe serbeve dhe per te bere te mundur hyrjen si te Kosoves dhe Serbise ne rrugen e institucioneve euroatlantike”.
Kurse ambasadori britanik, John Sawers, tha se nuk ka shpresa qe te dyja palet te arrijne ndonje marreveshje: “Per sa i takon Britanise, Kosova eshte nje rast unik, per shkak te rrethanave ne te cilat u vendos nen administrimin e Kombeve te Bashkuara ne vitin 1999 dhe faktit qe ka nje rezolute detyruese te Keshillit te Sigurimit, 1244, qe ben thirrje per nje proces politik qe te coje ne nje status perfundimtar te Kosoves”.
Perkrah Serbise, ka qene perfaqesuesi rus, ambasadori Vitaly Churkin. Ai tha pas takimit se duhet te vazhdojne bisedimet dhe foli ashper per qendrimin e Shteteve te Bashkuara dhe aleateve te tyre ne Bashkimin Evropian: “Kemi disa anetare te Keshillit qe po ndjekin nje politike te caktuar per Kosoven. Jane Shtetet e Bashkuara dhe disa anetare te Bashkimit Evropian. Ne Keshillin e Sigurimit, mes anetareve te tjere te Keshillit te Sigurimit, ata nuk kane fare mbeshtetje”, tha ai. Diplomate nga dhjetera vende hyne ne sallen e Keshillit te Sigurimit per te degjuar debatin, duke deshmuar keshtu per interesin e madh per kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›