E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebe Rexha, album për SHBA

Këngëtarja dhe kompozitorja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon rrugën e saj në realizimin e ëndrrës amerikane.

Ajo është duke finalizuar realizimin e albumit të saj të parë si solo këngëtare, që pritettë publikohet së shpejti në SHBA.

Pas një eksperiencë të mrekullueshme si pjesëtare e grupit "Black Cards" të krijuar në vitin 2010 nga Pete Wentz (ish pjesëtar i Fall Out Boy), në janar të vitit 2012 Rexha ka vendosur të vazhdojë karrierën e saj larg grupit.

Rexha është e njohur në skenën amerikane, pasi ka pasur rastin të këndojë në koncerte së bashku me LMFAO, Panic!At the Disco, Bon Jovi, Neon Trees etj./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›