E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja një lojë e shitur në bastore!

Në Spanjë po flitet shumë ditëve të fundit për skandalin e trukimeve të ndeshjeve. Sipas mediave spanjolle ndeshje të trukuara ka nga liga e parë, e dytë dhe e tretë. Madje mediat kanë zbuluar edhe ndeshjen e cila sipas të gjitha gjasave është e trukuar, ndeshje e cila do të zhvillohet këtë të diel.

Ndeshja mes Hercules dhe Murcia thuhet se është marrëveshje mes dy skuadrave ku në fund do të fitoj skuadra mysafire. Hercules ka 50 pikë dhe ka siguruar mbijetesën, ndërsa Murcia është në vendin e parafundit në tabelë dhe ka 41 pikë.

Në rast fitoreje, Murcia do të rriste gjasat për të mbijetuar pasi që ka shansin që të kërkoj mbijetesën në javën e fundit para publikut vendas.

Fitorja e Murcias ishte paraparë me kuotë 3.8, ndërsa në orët e fundit ka rënë deri në 1.6. Por bastoret e njohura evropiane thuhet se e kanë larguar nga bastet këtë ndeshje pasi flitet se është e trukuar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›