E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebe huazohet në Besiktas

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 21:14

Mesfushori i Manchester United, Bebe ka arritur marrëveshje njëvjeçare për huazim te klubi turk Besiktas.

Portugezi u transferua në Old Trafford nga Vitoria de Guimaraes në gusht 2010 për 7.4 milionë funte, por dështoi të zë vend në ekipin e parë të Sir Alex Fergusonit.

20 vjeçari bëri vetëm shtatë paraqitje për Manchester Unitedin sezonin e kaluar, shënoi dy gola, përfshirë një në Ligën e Kampionëve.

Besiktas përfundoi i pesti në kampionatin turk më 2010/2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›