E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beberaj:Politika,e pandarë nga komunizmi

Deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, i ftuar në Ora News deklaroi se përvjetori i 18 i rënies së bustit të dikatorit Hoxha personifikon një datë simbol të luftës komunizmit. "20-shkurti është datë simbol e fitores ndaj komunzimit dhe simboleve të saj, mund të quhet një ditë e shënuar për vendin tonë",tha Biberaj. Sipas tij, rrëzimi i bustit ndodhi krejt spontanisht. "Nuk kishte organizim, rrëzimi i bustit ishte spontan, shprehte një kërkesë të akumualar të 5-dekadave pasi shqiptarët nuk e donin diktaturën", tha Biberaj. Sipas deputetit, duhet bërë më shumë për rishkrimin e historisë ashtu si ka ndodhur në të vërtetë. "Jemi vendi i vetëm i Evropës që nuk jemi ndarë nga komunizmi. Sot nuk kemi bërë një radografi të atij sistemi dhe kemi ende atë mentalitet në politikën shqiptare. "Politika nuk është shkëputur nga komunizmi, edhe sot vihen re shfaqje të mentaliteti komunist" shtoi ai.Sipas Biberajt do të vijë një brez i ri në politikë që do të realizojë një politikë pa reminishencat e komunizmit.Deputeti i PD-së, deklaroi se lëvizja studentore e dhjetorit që çoi edhe krijimin e PD-së, janë ngjarjë kulmore në historinë e dekadave të fundit. "Në fillim kishte idealizëm, por sot kuptojmë se ka ende komunizëm në politikë. E kaluara koministe ka qenë e egër, dhe ka infiltrua në të gjithë blloqet politike elementë që kanë penguar proceset integruese të Shqipërisë", tha ai. "E djathta duhet të ishte më e qartë në rolin e saj për ndarjen nga komunizmi", nënvizoi deputeti. Sipas Biberajt, e majta shqiptare duhet të kërkojë falje për krimet e komunizmit. Deputeti i PD-së thkesoi se fakti që dosjet nuk janë hapur tregon se "kemi një këmbë" në politikën e kaluar. "Është e pafalshme që në institucionet publike, në diplomaci, në drejtësi e të tjerë të kemi drejtues që i kanë shërbyer komunizmit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›