Meta: Shqiptarët drejt ndryshimit të madh
Lideri i LSI, Ilir Meta zhvilloi dje një takim mjaft entuziast me 400 anëtarë të rinj në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim Meta shoqërohej nga zv. Sekretarja e Përgjithshme e LSI, Eris Zaimi, nga Kryetari i LSI në Elbasan Bujar Kllogjri, nga kryetari i LSI në rrethin Durrës, Lefter Koka, si dhe nga analisti i mirënjohur Artur Zheji.
Gjatë takimit ku ndihej energjia dhe entuziasmi rinor i pjesëmarrësve, Meta shpërndau tesera për anëtarët e rinj të LRI dhe LSI. Meta duke ju drejtuar të rinjve elbasanas tha se të rinjtë në LSI janë shpirti i kësaj force politike, janë zemra e LSI-së, janë forca e saj, janë e sotmja dhe e nesërmja e LSI, por jo vetëm kaq, por edhe e të gjithë Shqipërisë. Ne të rinjtë do ti përfaqësojmë që nga parlamenti i ri i 28 Qershorit dhe në të gjithë qeverisjen e vendit, duke ofruar shanse dhe mundësi për të rinjtë më të talentuar e duke patur një program të plotë dhe konkret për rininë. Ne duam një rini e cila të mbajë përgjegjësi për vendin, të kuptojë rolin që vendi kërkon që kjo rini të marrë përsipër për të shpartalluar një kastë pushtetarësh nga të dy partitë e vjetra, që duan të mbyllin çdo mundësi për lirinë e shqiptrarëve. Në fund Meta shprehu vendosmërinë për ti udhëhequr të gjithë shqiptarët, drejt një ndryshimi të madh, të cilin tha Meta nuk do e realizojmë vetëm, sepse nuk kemi mundësi të ndryshojmë Shqipërinë të vetëm, madje këtu ndryshojmë ne nga lidershipi i PD dhe nga lidershipi i PS. Do ta ndryshojmë Shqipërinë në rradhë të parë, duke ndryshuar mentalitetin përjashtues dhe në qeverisje, atë që vihet re sot si në Gërdec - Qeverinë e Berishës dhe në Bunker - Bashkinë e Ramës. Ne do të bashkëqeverisim me të gjithë shqiptarët, do të bashkëqeverisim me të gjithë forcat politike edhe këtu në Elbasan, duke i dëgjuar, duke dialoguar e duke reflektuar për të gjitha propozimet pozitive dhe të dobishme të komunitetit. Sepse ne nuk kemi frikë nga bashkëpunimi, nuk kemi frikë nga dialogu i vërtetë, nuk kemi frikë nga problemet se jemi të aftë ti zgjidhim ato, sepse kemi profesionistë nga më të aftit, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë,- u shpreh Meta.
Email This Klikime: 1