E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare:Qeveria, po shkatërron mjedisin në Shqipër

Sekretari për Mjedisin në Partinë Socialiste Besnik Baraj, në një deklaratë për shtyp u shpreh se dhënia e tokave falas dhe problemet e njëpasnjëshme të mjedisit tregojnë qartë korrupsionin ku është zhytur qeveria Berisha . "Kjo e vërtetë duket sheshit po të bësh një udhëtim në lumenjtë e Shqipërisë të cilët janë drejt shkatërrimit, ku në mënyrë komike Berisha dhe Xhuveli rekomandojnë që ato të shfrytëzohen në mënyrë sezonale, sikur të ishin shpendë ku gjuetia lejohet vetëm në një stinë të vitit. Drama Shqiptare shihet qartë po të shikosh nivelin e erozionit, që është disa herë më i lartë se çdo vend tjetër mesdhetar, po të shkosh në Pukë, Qafë të Malit apo Lurë ku shkatërrimet e pyjeve janë masive"theksoi Baraj, në konferencë, duke përmendur edhe një sërë zonash të tjera në Shqipëri, që po degradojnë mjedisin. Sipas tij, drejtoria kyçe në Ministrinë e Mjedisit, ajo e politikave të parandalimit të ndotjes është degraduar pasi, drejtorët e njëpasnjëshëm e shumë profesional të saj janë larguar. "Tashmë edhe ekspertët e institucioneve ndërkombëtare në Tiranë flasin përherë e më shumë për degradimin e kapaciteteve menaxhuese e profesionale në qeverinë Berisha"-përfundoi Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›