E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Shqiperi, pa tarifa doganore

Blerina Hoxha

Tregtia e mallrave, sidomos e atyre bujqesore ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise, shume shpejt do te behet teresisht pa tarifa doganore, c'ka do te thote se nuk do te paguhet me takse doganore, per produktet qe do te importohen dhe eksportohen midis dy vendeve fqinje. Ne Forumin e Biznesit Shqiptaro-Maqedonas qe zhvilloi punimet dje Tirane, ministrat e Ekonomise te Shqiperise dhe Maqedonise, perkatesisht Genc Ruli dhe Fatmir Besimi, u shprehen per rritjen e bashkepunimit midis dy vendeve dhe ne mbeshtetje te liberalizimit tregtar. Por Shqiperia dhe Maqedonia, ne mbeshtetje te Nenit 40 te marreveshjes CEFTA 2006, si te gjitha palet e perfshira ne kete marreveshje, jane te detyruara te negociojne liberalizimin e metejshem te tregtise se produkteve bujqesore, brenda muajit maj te vitit 2009. Shqiperia dhe Maqedonia jane te perfshira tashme ne takimet konsultative dhe negociuese qe lidhen me liberalizimin e metejshem te tregtise se produkteve bujqesore, mbeshtetur ne marreveshjen CEFTA 2006.0 "Ne keto kushte, por edhe ne perputhje me interesat e saj dhe te Maqedonise, Shqiperia i ka propozuar tashme Maqedonise nje liberalizim te plote te tarifave doganore edhe per produktet bujqesore" tha dje ministri i Ekonomise Genc Ruli, ne fjalen e tij mbajtur gjate Forumit. Me kontributin e qeverise, tha Ruli, po zbaton skemen e grantit per konkurueshmeri, per kompanite prodhuese eksportuese si dhe fondin e garantimit te kredive per eksport, nje mbeshtetje financiare qe padyshim do te kontribuoje ne rritjen e konkurueshmerise se produkteve shqiptare. Ministri maqedonas Besimi, u shpreh se ne kuader te kesaj nisme, prioritet do t'i jepet prodhimeve te industrise se agrikultures, por njekohesisht kerkohet edhe realizimi i infrastruktures rrugore per nje qarkullim pa pengesa dhe te nevojshem per biznesin. Volumi i pergjithshem i shkembimeve tregtare me Maqedonine per vitin 2008 arriti ne vlere 105 milione euro. Nderkaq, eksportet shqiptare drejt Maqedonise mbulojne rreth 21% te totalit te eksporteve ne grupin e vendeve te rajonit duke shenuar nje rritje prej 47% ndaj vitit 2007. importet nga Maqedonia gjithashtu kane rezultuar me nje rritje prej 33% duke zene mbi 26.7% te importeve brenda grupit te rajonit. Sic tregojne edhe shifrat, zbatimi i CEFTA-s ka sjelle nje permiresim, te ritmit te rritjes se shkembimit te mallrave midis grupit te ketyre vendeve duke ndikuar ne integrimin e ekonomive respektive.

CEFTA 2006, tregti pa dogana

Shqiperia dhe Maqedonia, ne mbeshtetje te Nenit 40 te marreveshjes CEFTA 2006, si te gjitha palet e perfshira ne kete marreveshje, jane te detyruara te negociojne liberalizimin e metejshem te tregtise se produkteve bujqesore, brenda muajit maj te vitit 2009. Vendet jane te perfshira tashme ne takimet konsultative dhe negociuese qe lidhen me liberalizimin e metejshem te tregtise se produkteve bujqesore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›