E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebet, trajtim defekteve ne zemer

Nje qender e re kardiologjie pritet qe te hapet per here te pare ne pavijonin e Pediatrise. Duke pare numrin e madh te foshnjave qe lindin me defekte ne zemer si dhe faktin qe keta te fundit pikasen me shume vonese eshte menduar se kjo qender do te jete nje ndihme e madhe per prinderit si dhe vete femijet. Ne simpoziumin me teme: "Dita e Kardiologjise dhe Kardiokirurgjise Pediatrike", ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka shperfaqur problemet e kardiokirurgjise pediatrike si; trajtimin kirurgjikal te semundjeve te lindura te zemres ne Shqiperi, vecorite e anestezise dhe terapise intensive ne kardiopati, diagnostikimin dhe trajtimin e ketyre semundjeve.

Qendra

Ne simpoziumin e djeshem u tha se arritja e ngritjes se kesaj qendre nacionale menaxhimi, eshte optimalja qe mund te kemi per te perballuar sfidat ne fushen e kardiokirurgjise pediatrie. Sipas ministres Anila Godo, simpoziumi i ka te gjitha gjasat te jete ne nje nivel shkencor dhe te kete impaktin e duhur e te nevojshem edhe ne praktike. Problemet e kardiopediatrise shquhen ne teresine e tyre si Epidemiologjia e semundjeve te lindura te zemres. Incidenca dhe frekuenca e tyre ne qendrat tona diagnostikuese eshte e madhe, ndaj sipas pjesemarresve, nevojitet nje model i pershtatshem i organizimit te nje qendre kardiologjie dhe te kardiokirurgjise pediatrike ne QSUT. Ministrja Godo, gjate fjales se saj theksoi rendesine e bashkepunimit ne kardiopatine, me ekipin italian te kryesuar nga profesori i njohur, Vittorio Vanini. Gjithashtu, roli i bashkepunimit midis sherbimeve perkatese prane QSUT dhe shoqates " The Heart of Children" dhe "International Heart school", ne rritjen e performances se trajtimit te semundjeve te lindura te zemres, ishte nje tjeter prioritet jo me pak i rendesishem i ketij simpoziumi. Ne fund te fjales se saj, Ministrja e Shendetesise, Godo, falenderoi Profesor Vaninin per bashkepunimin e suksesshem dhe per disponibilitetin e tij per te ardhur ne ndihme te rasteve te veshtira qe ka hasur sistemi yne shendetesor pediatrik.

Defektet

Rreth 200 foshnja operohen cdo vit ne pavijonin e kardiokirurgjise ne QSUT, si pasoje e defekteve te lindura ne zemer apo ne rruget e qarkullimit te gjakut. Mjeke te njohur kardiokirurge ngriten dje shqetesimin se shume prej rasteve nuk kapen ne kohe ndaj kerkohet me shume bashkepunim me mjeket pediater. "Keto veshtiresi kane te bejne me personelin, i cili duhet te jete mjaft i pergatitur ne te gjitha repartet ku lindin femije, pasi keto raste mund te sherohen plotesisht", eshte shprehur kardiokirurgu, Arben Baboci, i cili perballet shpesh me keto raste. Qe prej kater vitesh per kardiokirurgjine foshnjore ne QSUT ofron asistence kardiokirurgu italian Vitorio Vanini. Sipas tij, per te ulur numrin e lindjeve me defekte duhet bashkepunim dhe me sherbimin mjekesor privat. Pikerisht per kete arsye u hodh ideja e ngritjes se qendres per menaxhimin e kardiopative tek femijet.

Statistikat, 400 femije me probleme ne zemer

Sikurse behet e ditur, defektet kardiake jane nje nder shkaqet e vdekshmerise foshnjore ne vendin tone. Nga te dhenat me te fundit raportohet se ne 50 mije lindje ne vit, 400 prej tyre lindin me probleme ne zemer. Sipas specialisteve, nese ato do te kapeshin me heret, shanset per sherim te plote do te ishin shume te medha, ndersa edhe vdekshmeria si rezultat, do te ishte ne permasa me te vogla. Shume raste kapen me keto defekte vetem kur jane ne nje faze mjaft te perparuar, ndaj ngritja e qendres eshte e domosdoshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›