E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimet, keqesohet pagesa e demeve

Tregu i kompanive te sigurimit i ka rritur arketimet per periudhen janar-gusht 2008 me 500 milione leke ose 13 per qind, ndersa e ka ngushtuar edhe me tej diferencen e shlyerjes se demeve me 2.5 per qind, per te njejten periudhe. Situata alarmante e lajmeruar qe ne fillim te vitit nga Autoriteti i Mbikeqyrjes se Financiare nuk rezulton te jete permiresuar aspak. Me kete ecuri tregu i sigurimeve pervecse me i dobeti paraqitet edhe si me problematiku ne rajon dhe me gjere. Sipas te dhenave me te fundit te institucionit mbikeqyres te tregut te sigurimeve, totali i demeve te paguara bruto nga shoqerite e sigurimeve ne tetemujorin e vitit 2008 ishte rreth 907 milione leke, ose 2.53% me pak se, ne janar - gusht te vitit 2007. Sipas, AMF , kjo ulje ne demet e paguara bruto ndihet ne portofolin "kartoni jeshil" ku kemi nje ulje te demeve te paguara bruto nga shoqerite e sigurimit me rreth 22.37% dhe ulje te numrit te demeve te paguara me rreth 29.62% krahasuar me 8-mujorin e vitit 2007. Pjesa me e madhe e demeve te paguara bruto u perket sigurimeve motorike me 739 milione leke, apo 81.48% te totalit te demeve te paguara bruto. Nga mbikeqyrja e treguesve financiare te kompanive te sigurimit rezulton nje perkeqesim i raportit deme/prime, krahasuar, jo vetem me normat evropiane, por edhe me nivelin e vitit 2007. Sipas raportit deme/te ardhurave te kompanive te sigurimit gjate vitit 2008 rezulton ne nivel negativ. Per vitin 2007 raporti deme/prime ishte ne nivelin 21.1 % per tregun, kur standardi minimal nderkombetar eshte 50 %. Ndersa ky nivel shenoi ulje prej 40 % edhe nga niveli i vitit 2006. Shqiperia ka tregun e sigurimeve me te voglin dhe me te pazhvilluarin ne bote, me vetem 18 USD sigurime per fryme, nderkohe qe ne vende te zhvilluara te Evropes ky tregues eshte mbi 2000 USD per fryme. Konkluzionet i ka nxjerre kompania, britanike AXCO pas nje analize mbi ecurine e nje prej linjave me te rendesishme te tregut financiar ne vend, atij te sigurimeve.

2008, tregu i sigurimeve me standarde te reja raportimi

Ne fund te vitit 2008 shoqerive te sherbimeve financiare do t'u duhet te raportojne pasqyrat financiare sipas standardeve nderkombetare te raportimit financiar, kane njoftuar burimet zyrtare te Autoritetit te Mbikeqyrjes. Mirepo sipas nje projektligji qe ka pergatitur per kete qellim Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, kompanite e sigurimeve nuk do te vleresojne me demet ndaj klienteve. Per vleresimin e demeve jane licencuar subjekte te posacme, te cilat pritet te permiresojne vleresimin e demit ne rast rreziku. AMF po fokusohet ne tendencat e tregut lidhur me sherbimin ndaj policmbajtesve gjate procesit te pageses se demeve. Rritja e ndergjegjesimit te konsumatorit ne menyre qe te mbrohen interesat e konsumatoreve eshte nje prioritet per AMF-ne. Kjo e fundit njofton se do te shqyrtoje me kujdes ankesat e policmbajtesve megjithese nxitja e padive civile te ngritura nga policmbajtesit i eshte lene gjykatave. Meqenese dy te tretat e tregut te sigurimeve eshte i perbere nga sigurimi motorrik i detyrueshem, AMF ka krijuar nje grup pune per hartimin e nje udhezimi mbi perllogaritjen e kerkese-pagesave qe lindin si rrjedhoje e kontratave te pergjegjesise se paleve te treta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›