E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Fullani therret bankieret ne takim

Shqetesimet per rritjen e rreziqeve ne tregun bankar do te mbledhin ne nje takim neser Drejtoret e bankave te nivelit te dyte ne vendin tone me Guvernatorin e Bankes se Shqiperise. Analiza dhe diskutimi i prirjeve te fundit ne sistemin bankar si dhe ceshtjet qe lidhen me funksionimin me te mire te tregut financiar, do te jene ceshtjet kryesore te forumit te hapur, qe do organizohet nga Banka e Shqiperise. Burime nga Banka e Shqiperise, bene te ditur, se, ky aktivitet, merr nxitje nga disa zhvillime te koheve te fundit ne tregun financiar, si brenda vendit, ashtu edhe ne tregjet nderkombetare, nderkohe qe eshte ne vijim te dialogut te perbashket te iniciuar ne forumin e hapur te organizuar ne muajin prill te ketij viti nga BSH-ja. Ne takim pritet te diskutohet ne lidhje me disa zhvillime te fundit ne tregun bankar qe do te kene te bejne me rrezikun qe mund te vije nga ndryshimi i normave te interesit te depozitave. Sipas nje studimi me te fundit te Bankes se Shqiperise ne lidhje me stabilitetin financiar, spektri i rreziqeve ne tregun e parase eshte zgjeruar me nje prirje ne rritje, por ende nuk identifikohet ndonje rrezik, i cili te mund te demtoje ne menyre te menjehershme dhe te rende, veprimtarine e sistemit financiar. Rreziku ne rritje, paraqitet si i tille edhe per shkak te nje paniku ne tregun nderkombetar, nderkohe qe nga tregu vendas buron rreziku gjithnje e ne rritje i kreditimit me risk te larte kthimi.

Nder rreziqet e mundshme konsiderohen levizjet ne kursin e kembimit, rrezikun e kreditimit, rrezikun e normes se interesit si dhe rreziqet indirekte te kreditit nepermjet kredidhenies ne valute dhe nepermjet luhatjeve te normave te interesi. Rreziku i kreditit perben nje nder rreziqet kryesore me te cilat perballet sistemi yne bankar. Ky rrezik ekziston si rezultat i mundesise qe kredidhenesi te humbase te gjitha ose nje pjese te rendesishme te fondeve qe ka dhene kredi, per shkak te paaftesise paguese te kredimarresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›