Maternitetet, tani "operacione" pa thike
Problemet gjinekologjike te grave, tani mund te zgjidhen edhe me metoda me te thjeshta, pa aplikuar nderhyrjet kirurgjikale me bisturi. Pikerisht per kete arsye, Kirurgjia Endoskopike ka zene temen kryesore te konferences zhvilluar dje me pjesemarrjen e ministres se Shendetesise, Anila Godo dhe drejtoreve te materniteteve ne vendin tone. Kjo do te thote qe shume gra do te "shpetojne" nga dhimbjet e operacioneve racionale me bisturi, por do te mjaftohen me nje nderhyrje te lehte qe mundesohet fale nje sonde. Ministrja e Shendetesise e cilesoi kete risi nje perspektive te re, sherbim me cilesor e me pak agresiv dhe me kosto me te ulet shendetesore e financiare. Megjithate, kjo forme e re nderhyrje kirurgjike, ka gjetur zbatim ne ne spitalin Obstetrik Gjinekologjik "Koco Gliozheni". Drejtoresha e ketij materniteti Rubena Moisiu deklaroi dje se institucioni mjekesor qe ajo drejton ka staf te kualifikuar dhe te gjitha mjetet e duhura per te kryer keto nderhyrje. Aktualisht, nuk ka statistika te hollesishme dhe te sakta mbi perqindjen e grave shqiptare qe mund te kene probleme qe kane nevoje per endoskopine. Megjithate sipas te dhenave te institucionit qe ajo drejton jane konstatuar shume raste qe kerkojne kete lloj nderhyrjeje. Ajo ka sqaruar se endoskopia eshte nje nderhyrje invazive deri diku, por jo aq invazive sic eshte operacioni. Me kete term nenkuptohet kryerja e disa nderhyrjeve si heqja e cisteve te vezoreve dhe e fibromionave ne rruge laporoskopike. Sipas drejtoreshes Moisiu, laporoskopia, qe ben pjese ne endoskopi, do te thote te hapen vetem tre pika ne bark, nderkohe qe kryhet nje nderhyrje qe eshte kirurgji. Por, nga ana tjeter, interventi nuk ka koston e kirurgjise, qofte shendetesore dhe qofte kosto financiare. "Me kete lloj interventi, qe quhet laporoskopi, pacientja mund te qendroje vetem nje dite ne spital dhe nuk ka nevoje per me shume hospitalizim dhe per me shume mjekime te tjera", eshte shprehur drejtoresha e Spitalit "Koco Gliozheni". Pervec kesaj nderhyrjeje, ekziston edhe nje lloj nderhyrjeje tjeter qe quhet histeroskopi. Kjo parashikon kryerjen e nderhyrjeve brenda hapesires se mitres dhe ne kushte ambulatore, pa asnje lloj kostoje dhe asnje moment hospitalizimi. Sipas drejtoreshes se maternitetit "Koco Gliozheni", me kete intervent, mund te hiqen fibrioma te vogla brenda mitres, por dhe mund te korrigjohen defekte te hapesires se mitres, dhe pacienti nuk ka nevoje per te qendruar gjate i shtruar ne spital.