Vendet e varfra, OKB 16 miliarde USD
Ne perfundim te asamblese se pergjithshme te OKB-se, u vendos qe per luftimin e varferise ne bote te ndahen 16 miliarde dollare amerikane. Qeverite, organizatat dhe donatoret private kane premtuar se pagesat e ndihmave do te fillojne vitin qe vjen, beri te ditur sekretari i pergjithshem i OKB, Ban Ki Moon duke e quajtur kete nje dite shume e suksesshme. "Ishte kjo nje dite inspiruese ne OKB, nje deshmi se nuk mund te vazhdojme te jemi indiferent si deri tani. Une jam optimist dhe falenderoj per energjine e treguar ne nivelin me te larte te organizatave, shteteve dhe gatishmerine e sektorit privat per te ndihmuar", theksoi sekretari i pergjithshem i OKB-se. Ban Ki Moon shpjegoi se, parate do te shfrytezohen per ushqime, shendetesi, ilace, luftimin e semundjeve te rrezikshme, dhe projekte te ndryshme per aftesimin e popullates per te ikur nga rreziqet qe shkakton varferia. "Eshte indinjuese, kur ne mbare boten ushqimi, jo vetem pakesohet, por po behet gjithnje e me i shtrenjte. Megjithate ketu tek ne askush nuk eshte i uritur. Por per miliona njerez ne vendet e vafera inflacioni i cmimeve te ushqimeve perben nje kercenim te vertete. Kjo nuk duhet t´i lere indiferente vendet e industrializuara, sepse uria shkakton trazira", eshte shprehur me pare kancelarja Angela Merkel ne samitin e G-8-es.