E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i PE, Shulc: Shpërbërja e BE një skenar realist

BRUKSEL- Shpërbërja e Bashkimit Europian është një skenar realist. Deklarata bëhet më serioze kur ajo del nga goja e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Shluc përpara kolegjit të komisionerëve një ditë më parë. 

Sipas tij kjo ndodh sepse shtetet udhëheqëse të BE-së po miratojnë më shumë vendime për interesat e tyre dhe kjo do të thotë se ato tregojnë mosrespektin ndaj shteteve të tjera dhe vendosjes së përbashkët në BE.

“Ky trend i racionalizimeve të tilla është shumë i rrezikshëm, mes të cilave ksenofobia dhe kërkesa për riprezantim të kontrollit të kufijve”, deklaroi Shulc.

Ai ka paralajmëruar që është i nevojshëm bashkëpunimi më i ngushtë midis Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Paralajmërimet e tij vijnë në një periudhë kur BE po përballet me krizën e brendshme ekonomike dhe financiare të disa vendeve anëtare si dhe shqetësimet dhe ndarjet mbi Zonën e Shengenit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›