INUK aksion në Shëngjin për prishjen e objekteve pa leje
LEZHE- Sot INUK nisi një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Shëngjinit. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar bën të ditur se do të prishen 150 objekte përgjatë brezit të rërës, por që do të vijojë edhe në brendësi të qytetit të Lezhës.
Aksioni në Shëngjin është në vijim të aksioneve të tjera të ndërmarra nga INUK në mbështetje të komunave dhe bashkive në të gjithë vendin, për lirimin e hapsirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë zonën bregdetare në prag të fillimit të sezonit turistik.
Aksione të tilla janë ndërmarrë ditë më parë edhe në Velipojë, Sarandë, Ksamil, Himarë dhe do të vazhdojnë në të gjithë bregdetin, sipas INUK.
(ma.ar/BalkanWeb)