E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma e ISKSH, Hana: Regjistrim popullatës nga mjekët e familjes

TIRANË- Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në kuadër të projektit të Qeverisë për dixhitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor, ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për evidentimin e saktë të numrit të banorëve të regjistruar pranë mjekut të familjes. Kështu, sipas drejtoreshës së ISKSH-së, çdo mjek do të ketë on line listën e pacientëve të tij (regjistri elektronik i pacientëve).

“ISKSH ka ndërmarrë nismën më të fundit, atë të regjistrimit shtëpi më shtëpi nga ana e mjekëve të familjes të të gjithë banorëve nëpermjet ID (kartës së identitetit), si mënyra më e saktë e identifikimit të personave”, tha Hana.

Sipas saj, regjistri elektronik i pacienteve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të lidhë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve të cilëve u shërben një qendër shëndetësore.

Procesi ka nisur në vitin 2008 dhe deri tani janë realizuar regjistrimi/depistimi nga mjeku i familjes i banoreve, ndërtimi i një sistemi online për regjistrimin e skedave te depistimit, si dhe regjistrimi i 3,8 milion skedave në regjistrin elektronik të banorëve.

"Nëpërmjet këtij procesi, personeli i qendrave shëndetësore do të ketë mundësinë e kontaktimit me të gjithë banorët që mbulojnë me shërbim shëndetësor, duke u identifikuar nëpërmjet ID. Në këtë drejtim, nga ana jonë po punohet për njohjen e këtij procesi, rëndësinë dhe mënyrën e realizimit të tij", tha Hana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›