E Diel, 1 Nëntor 2026

Beçaj: Drejtësia e paanshme kërkon gjyqtarë të pavarur

Kryetarja e Gjykatës së Lartë ka theksuar se këto vizita kanë për qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Vietti shprehu interesimin e tij mbi funksionimin e Gjykatës së Lartë. Në të njëjtën linjë ka qëndruar dhe Kryetarja Beçaj, e cila pasi ka bërë një prezantim të detajuar të sistemit gjyqësor në vendin tonë, ka theksuar se duhet të ekzistojnë disa elementë që garantojnë pavarësinë e gjyqtarit gjatë karrierës së tij.

“Një sistem drejtësie autonom dhe i paanshëm kërkon që gjyqtarët të zgjidhen jo vetëm në bazë të meritave profesionale por edhe të gëzojnë qëndrueshmëri në detyrë, gjë e cila shërben si garanci për pavarësinë individuale gjatë ushtrimit të detyrës. Standarde të tilla nuk duhen parë vetëm në funksion të përmirësimit institucional apo përfitimit personal të gjyqtarit, por veçanërisht në shërbim të drejtësisë së kërkuar nga qytetarët dhe krijimit të besimit të tij tek drejtësia”, ka theksuar Beçaj.

Vietti u shpreh se mirëfunksionimi i drejtësisë lidhet ngushtë me krijimin e stabilitetit të demokracisë duke krijuar kushte të favorshme për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe  zhvillimin pozitiv ekonomik të një vendi. Në fund të takimit Zv.Kryetari i Këshillit të Lartë të Magjistraturës së Republikës së Italisë i kërkoi mbështetje Beçajt, për vazhdimësinë e bashkëpunimit me programin Euralius 4, i cili do të asistojë Gjykatën e Lartë në përmirësimin e kuadrit ligjor organizativ. Ai shprehu angazhimin e tij personal se nëpërmjet programit për drejtësinë Euralius 4, Gjykatës së Lartë do t’i jepet asistenca dhe ndihma e nevojshme për të kapërcyer vështirësitë në lidhje me organizimin e saj dhe garantimin e statusit të gjyqtarit pas përfundimit të mandatit. /Start/

                                                                                             2012-04-03 08:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›