Plagosja e pelegrines, shoqërohen 11 persona
KURBIN- Policia e Kurbinit ka shoqëruar 11 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Laçit, kur 4 vajza që kishin qenë për pelegrinazh në Kishën e Shën Ndout u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbeti e plagosur rëndë Blerta Ismaili. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije, se janë mbledhur dëshmitë e plota mbi ngjarjen dhe se është identifikuar njëri nga autorët e krimit, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas hetuesve të çështjes, personi që ka qëlluar mbi Blerta Ismailin ka zbrazur katër plumba në drejtim të vajzave që ndodheshin në makinën me targa belge, duke shpuar të katër gomat. Po të njëjtat burime pohojnë, se po punojnë intensivisht për zbardhjen e motivit të plagosjes së 32- vjeçares, ndërsa nuk përjashtohet pista e tentativës së grabitjes. Mësohet se Ismaili kishte udhëtuar nga Gjirokastra për tek kisha e Shën Ndout, pasi kishte dëgjuar për mrekullitë e kësaj kishe. Drejtori i policisë së Qarkut Lezhë, Muharrem Furriku u shpreh se "pavarësisht rastit në fjalë, rendi dhe qetësia është e garantuar për të gjithë banorët, si dhe për pelegrinët që lëvizin për në Kishën e Shën Ndout.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)