E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, digjet një automjet, autorët s’dihen

Teksa mëngjesin e djeshëm një automjet u dogj në Vlorë, një tjetër makinë u dogj në Elbasan mbrëmjen e shkuar.

Policia lokale bëri me dije se në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ka rënë zjarr  në automjeti tip Renault Kongo, me targa AA 502 AZ, në pronësi të shtetasit Sh.Liçaj, 33-vjeç.

Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, në përbërje të tij dhe eksperte te P.M.N.Z.SH të cilët pasi kryen veprimet e duhura procedurale konstatuan se si pasoje e rënies së zjarrit në mjet është djegur pjesa e bagazhit të mjetit. Organet e hetimit po punojnë për dokumentimin e plote të ngjarjes, përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshëm për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr”./Start/

                                                                                             2012-04-03 08:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›