E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë shpjegon vendimin për Mediun

Sipas Gjykatës së Lartë, vendimi u mor pas- Mediu u zgjodh deputet, çka sipas ligjit nuk mund të vijohet më procedimi i tij.

Kjo gjykatë bën të ditur se vazhdimi i gjykimit ndaj Mediut mund të bëhet vetëm me autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë, autorizim që nuk është dhënë deri më tani. Gjykata e Lartë në deklaratën e saj shpjegon se Prokuroria ka të drejtën për të bërë një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit nga Kuvendit për ministrin aktual të Mjedisit.

“Ndjekja penale s’mund të vazhdojë, pasi është antikushtetues. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka dhënë autorizim për ndjekjen penale. Porkuroria është ajo që jep kërkesë për Kuvendin”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›