Bechtel Enka do ndertoje autostraden Kukës- Prishtinë
PRISHTINE- Qeveria kosovare nënshkruan marrëveshjen me Bektel Enka për fillimin e ndërtimit të autostradës Kukës- Prishtinë. Sipas burimeve të gazetës kosovare “Expres” dje Ministria e Transportit dhe e Postë-Telekomunikacionit nënshkroi marrëveshjen me kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e nje pjese të autostrades dhe pikërisht segmentit Vërmicë - Merdar.
Punimet do të nisin simbolikisht më 15 prill, nga Vërmica, në kufi me Shqipërinë dhe për fillim do të ndërtohen vetëm dy segmentet e para, që përfshijnë pjesën deri në Qafë të Duhlës. Ndërkaq, pjesa tjetër e trasesë do të presë derisa të përgatitet projekti përfundimtar.
Sipas Express punimet për ndërtimin e segmentit të parë dhe të dytë, nga Vërmica deri në Qafën e Dules, do të fillojnë zyrtarisht më 1 maj të këtij viti.
Financimi i kësaj pjese të punimeve do të bëhet nga buxheti i qeverise kosovare ne vlere rreth 120 miljon euro.
Gjerësia e rrugës është 28 metra. Rruga do të këtë dy shirita qarkullues me gjerësi 3.5 metra. Do të jetë e tipit të mbyllur me hyrje dalje vetëm nëpër kyçje. Do të ketë mburojë mbrojtëse dhe mure kundër zhurmës. Do të ketë taksë rrugore. Kohëzgjatja e punimeve nga dita e punimit do të jetë për 36 muaj. Numri i punëtorëve për ndërtimin e autostradës në total është rreth 6000 punëtorë, prej të cilëve 4 mijë vendorë. Autostrada do të ketë të njëjtit parametra sikur autostrada Split-Zagreb.
Bechtel & Enka” është dhe firma e ndërtimit të aksit nacional Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë.
(s.g/balkanWeb)