E Diel, 1 Nëntor 2026

Bechtell bllokon sonte rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Bechtel-Enka GP, ka njoftuar se më 26 korrik 2013 (e premte), nga ora 00:00 deri në orën 05:00, me rastin e hedhjes së trarëve 160 tonë mbi urën më të gjatë të projektit, e cila kalon mbi zonën industriale në Prishtinë, qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë do të jetë i kufizuar.

Në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, Bechtel-Enka GP, do të bëjë të mundur që rastet e emergjencës të mos ndalohen, por në të njëjtën kohë, kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve, pasi që ky kufizim vjen si nevojë për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Prezent në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e autostradës në orët e para të mëngjesit do të jetë dhe Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›