Beck, drejt Juventusit

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 11:35
Andreas Beck ka njoftuar Hoffenheimin se dëshiron të transferohet në Juventus, gjatë verës. Mbrojtësi i djathtë është objektiv i Bianconerëve dhe kalimi i tij në Torino, duket i mundshëm.
“Beck mund të kalojë te Juventusi”, tha drejtori sportiv i Hoffenheimit, Ernst Tanner për Tuttosport. “Ai ka biseduar me trajnerin e ri, Holger Stanislawski dhe i ka thënë se preferon Juventusin, një klub i madh që në të ardhmen mund t’i sigurojë paraqitjen në Ligën e Kampionëve”, shtoi Tanner. Beck thuhet se kushton mes 5-8 milionë euro.