Beckam: Ah sikur djemte te behen futbolliste
David Beckham deshiron qe djemte e tij Brooklyn, 11-vjecar, Romeo, 7 vjec dhe 5-vjecari Cruz, te ndjekin hapat e tij sportive dhe te behen lojtare te futbollit. "Ata vertet pelqejne te luajne futboll, por ata pelqejne edhe sportet tjera. Tani, meqe jetojme ne SHBA ata luajne futboll, luajne basketboll, bejsboll etj. Por do te ishte mrekulli per ta te perfshihen ne sportin e futbollit, pasi eshte nje gje shume e mrekullueshme", ka thene Beckham. David dhe bashkeshortja e tij Victoria Beckham, se fundi raportohet se jane aq shume te dhene per te pasur edhe femijen e katert ne familje, qe deshirojne te jete nje vajze.