E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckam dëshiron që djemtë e tij të bëhen futbollistë


David Beckham dëshiron që djemtë e tij Brooklyn, 11-vjeçar, Romeo, shtatë dhe pesëvjeçari Cruz, të ndjekin hapat e tij sportiv dhe të bëhen lojtarë të futbollit.

"Ata vërtet pëlqejnë të luajnë futboll, por ata pëlqejnë edhe sportet tjera. Tani, si duket, meqë jetojmë në SHBA ata luajnë futboll, luajnë basketboll, bejsboll".

"Ata janë vogëlushë të talentuar por, çfarëdo që bëjnë, kjo nuk është me rëndësi... Por do të ishte mrekulli për ta të përfshihen në sport, pasi është një gjë shumë e mrekullueshme", ka thënë Beckham.

David dhe bashkëshortja e tij Victoria Beckham, së fundi raportohet se janë aq të dhënë për të pasur edhe fëmijën e katërt në familje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›