Kouchner: Kosova dhe Serbia në samitin e Sarajevës
Në një intervistë dhënë për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit, shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner ka thënë se pret që në konferencën e ardhshme të BE kushtuar Ballkanit Perëndimor, më 2 qershor në Sarajevë, do të paraqiten edhe Serbia edhe Kosova. Në një intervistë të dhënë për gazetën "Dnevnik" të Novi Sadit, Kouchner ka thënë se për herë të fundit , një gjë e tillë nuk pati sukses në tubimin e mbajtur në Slloveni. Le të shpresojmë se në Sarajevë do të vijnë të gjithë dhe do të bisedojnë ndërmjet tyre, ka shtuar ai. " Edhe pse nuk jam i sigurtë se palët do të vijnë, rëndësia qëndron tek procesi, i cili nuk mund të ndalet", ka thënë Kouchner. Ai tha se përfaqësuesit e Serbisë e të Kosovës tashmë po takohen më shumë se më parë. Ministri francez gjithashtu ka thënë se Serbia duhet patjetër të zhvillojë një politikë europiane ndaj Kosovës nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. "Edhe në Beograd edhe në Prishtinë, të gjithë duhet ta kenë të qartë se nevojitet të bisedojnë dhe të bashkëpunojnë, e pastaj do të shihen mundësitë për integrimet europiane, gjë që do të doja të ndodhte ", ka shtuar ai. Duke komentuar zhvillimet politike në serbi, Kushner tha se Vuk Jeremiç po e zbaton politikën, për të cilën mendon se mund të sjellë rezultate, Kouchner shtoi se beson shumica e njerëzve në Serbi, e sidomos të rinjtë, e dinë se çduhet bërë.