Man City paraqet kërkesë për portier

Manchester City ka paraqitur kërkesë në Premierligë për transferimin emergjent të një portieri – në formë huazimi – deri në fund të sezonit. Dhe BBC Sport ka njoftuar të hënën se kërkesa pritet të pranohet, edhe pse afati kalimtar është mbyllur më 1 shkurt.
Portieri i parë Shay Given do të mungojë në dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, pas lëndimit në krah në barazimin 0-0 ndaj Arsenalit të shtunën.
Stuart Taylor është po ashtu i lënduar, ndërsa Joe Hart është i huazuar deri në fund të sezonit në Birmingham, andaj City mund të llogarisë vetëm në Gunnar Nielsenin e papërvojë.
Reprezentuesi i Ishujve Faro nuk ishte paraqitur kurrë në Premierligë deri në 17 minutat e fundit të barazimit në Emirates, ku Given u desh të bartej jashtë fushës.
Mirëpo, menaxheri Roberto Mancini nuk ka zëvendësim për Nielsenin dhe nuk mund të rrezikojë humbjen e një tjetër portieri në fazë vendimtare të sezonit, ku luftojnë për pozitën e katërt dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.