E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot përballen Olimpiku i Lionit me Bajernin e Mynihut

Në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale për Ligën e Kampioneve sot në Lion luajnë Olimpik i Lionit kundër Bajernit të Mynihut. Në ndeshjen e parë të luajtur në Mynih, ekipi gjerman fitoi me rezultatin 1 -0.

Olimpiku i Lionit nuk ka qenë asnjëherë më parë pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ka fajësuar mungesën e përvojës për humbjen e javës së shkuar.

Në kuadër të gjysmëfinaleve nesër përballen Barcelona me Interin. Ekipi italian fitoi në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 kundër spanjollëve të Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›