Beckenbauer: Rooney, ylli i Anglisë në Botëror

Wayne Rooney mund të frymëzojë Anglinë të fitojë “World Cup 2010”. I këtij mendimi është legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer.
Rooney ka shënuar 33 gola gjatë këtij sezoni dhe Beckenbauer, i cili e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, e lavdëroi atë si një nga lojtarët më të mirë në botës përkrah Lionel Messi. “Rooney është duke bërë një punë absolutisht fantastike me Manchester United" - tha Beckenbauer.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer. Nuk është e lehtë të shënosh 33 gola për klubin tuaj në Angli, apo kudo tjetër. Nëse ai do të vazhdojë të shënojë kështu dhe të luajë në këtë mënyrë, atëherë ai do të fitojë Kampionatin Botëror me Anglinë”.
Bayern dhe Manchester United do të përplasen sot në “Allianz Arena” në çerkefinalet e Champions Legaue.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili