E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions: Inter me tre “dhëmbë”

Inter do të zbresë në fushë kundër CSKA Moskë me një tredhëmbësh ofensiv në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, në një “San Siro” të gjithin të shitur. Mourinho do të jetë pa Lucio dhe Thiago Motta, të dy të skualifikuar, ndërkohë që në mesfushë kthehet Stankovic. Vija e parë sulmuese ashtu si në “Stamford Bridge” kundër Chelsea do të përbëhet nga Pandev, Eto'o dhe Milito, të mbështetur nga Sneijder. Një rikthim i mundshëm edhe për Chivu në të majtë të mbrojtjes dhe një Zanetti në mesfushë.

Ylli i ri i CSKA Moskë, Krasic, i përcaktuar nga shumë ekspertë si një “Nedved” i ri, shpreson se skuadra e tij nuk do të kalohet lehtë nga zikaltërit. “Ne e luajmë çdo ndeshje si të ishte një finale. Çerekfinalet për ne nuk janë një surprizë, e dimë se jemi të fortë, prej shumë kohësh luajmë bashkë, jemi një kolektiv solid”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 30 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›