Beckenbauer e ëndërron finalen Bayern-Barça

Ndeshjet e para çerekfinale po zhvillohen këtë mesjavë me Bayernin, i cili do të luajë me Olympique Marseillen në këtë fazë.
Në anën tjetër, Barça duhet ta kalojë një pengesë jo dhe aq të lehtë, pasi që do të ballafaqohet me Milanin. Ndërkaq, finalja e këtij evenimenti do të zhvillohet pikërisht në Allianz Arena, në shtëpinë e gjigantit bavarez.
“Kjo është ajo që ne të gjithë e ëndërrojmë, jo vetëm tifozët e Bayernit. Disi unë besoj në këtë finale, por ka ende rrugë për t’u përshkuar. Po e ëndërroj ende këtë. Real Madridi dhe Barcelona aktualisht janë ekipet më të mira në Evropë dhe ju duhet të luani me ta dikur, nëse dëshironi ta fitoni Ligën e Kampionëve”, u shpreh ish kampioni i botës me Gjermaninë për ueb faqen e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.
Bayerni nëse eventualisht e eliminon Marseillen, në gjysmëfinale do të takohej me fituesin e çiftit Real Madrid-APOEL, kurse Barcelona nëse shkon përpara, do të luante me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale Benfica-Chelsea.